Pacolli: Dikush do të jap llogari për mbylljen e aeroportit të Gjakovës

Prishtinë | 03 Tet 2016 | 08:17 | Nga

Lideri i AKR-së, Behgjet Pacolli ka kritikuar mbylljen e aeroportit të Gjakovës duke thënë se me shumë keqardhje e mori lajmin për këtë.

Pacolli, përmes një postimi në Facebook ka thënë se ky është dështimi i radhës i Qeverisë së Kosovës.

Lexoni të plotë postimin e tij:

Aeroporti i Gjakovës….

Me shumë keqardhje mora lajmin se aeroporti i Gjakovës u mbyll. E bëmë një punë të madhe kur atë aeroport i cili ka më shumë se 30 milion euro vlerë ne instrumente e Infrastrukturë, e kthyem në pronësi tonën, të Kosovës, por ja tani dështimi i radhës i qeverisë së Kosovës.

Funksionalizimi këtij aeroporti përveç se do të ndihmonte zhvillimin ekonomik të Kosovës, do të ndikonte edhe në uljen e çmimeve për udhëtaret. Andaj qeveria e Kosovës ose e dështoi me qëllim këtë projekt si rezultat i paaftësisë, ose iu nënshtrua metodave korruptive për të ruajtur monopolin për operatorin e aeroportit të Prishtinës.

Qytetarët e Kosovës këtë dështim nuk do të ua falin. Dikush do të japë llogari për këtë.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme