Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli në margjinat e Forumit Ekonomik Botëror, ka pasur një takim të shkëlqyer me ministrin e Jashtëm të Xhibutit.
“Kosova dhe Xhibuti kanë një miqësi të ngushtë dhe ministri i Jashtëm i tyre më siguroi për mbështetjen e tyre të vazhdueshme për Kosovën. E kam ftuar atë për të vizituar Kosovën dhe për të punuar ngushtë për të zgjeruar bashkëpunimin”, ka shkruar ai në Facebook.