Zëvendëskryeministri i Kosovës dhe ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli ka takuar ndihmës sekretarin amerikan të shtetit, Philip Reeker.
Ndërsa, pas takimit ka thënë se Kosova është me fat që në rrugëtimin e vet ec përkrah shtetit më të fuqishëm dhe më demokratik të botës.
Pacolli ka thënë se përkushtimi amerikan për Kosovën është i palëkundur.
“Takim shumë i rëndësishëm me ndihmës sekretarin amerikan të shtetit Philip Reeker. Aleanca jonë me SHBA është jashtëzakonisht e rëndësishme për të ardhmen euroatlantike. Përkushtimi amerikan për Kosovën është i palëkundur. Kosova është me fat që në rrugëtimin e vet ec përkrah shtetit më të fuqishëm dhe më demokratik të botës”, ka shkruar Pacolli në një postim në Facebook.