Pacolli inicion platformë zhvillimore në mes Kosovës dhe Shqipërisë për 50 vitet e ardhshme

Prishtinë | 26 Nën 2018 | 12:58 | Nga Ekonomia Online

Në kuadër të mbledhjes së pestë të përbashkët në mes Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë, Zëvendës-Kryeministri i Parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, ka propozuar inicimin e studimit të përbashkët ndërkombëtar: “Kombi shqiptar në 50 vitet e ardhshme”, dokument ky, që do të shërbente si një platformë zhvillimore fuqizuese e kombit shqiptar në Ballkan.

“Përballë sfidave të shumta, shqiptarët duhet ta kenë të qartë të ardhmen e tyre së bashku. Sot, në mbledhjen e dy qeverive, të Kosovës dhe Shqipërisë, me mbështetjen e Kryeministrit Rama dhe Haradinaj iniciova studimin e përbashkët ndërkombëtar ‘Kombi shqiptar në 50 vitet e ardhshme.’ Ky dokument do të shërbejë si platformë zhvillimore fuqizuese e kombit shqiptar në Ballkan” , ka thënë kryediplomati kosovar, Pacolli.

Mbledhja e përbashkët e dy qeverive këtë vit është mbajtur në qytetin e Pejës, ndërkohë që do të nënshkruhen një sërë Marrëveshjesh në mes dy shteteve.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme