Lideri i partisë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Behgjet Pacolli ka këshilluar zëvendëskryeministri Driton Selmanaj duhet t’i kërkoj falje deputetës së VV-së, Saranda Bogujevcit, përcjell Ekonomia Online.
Selmanaj në emision “Pressing” në T7 dje ka folur rreth çështjes së të pagjeturve dhe përplasjeve që kanë ndodhur në seancën e djeshme, për të cilët ka thënë se është i lodhur me qasjen e përdorimit të personave të zhdukur për një grusht vota.
“Asnjëherë nuk mund të flasim mjaftë për krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë. Asnjëherë nuk mund t’i heshtim ata që kanë përjetuar më të keqen. Ne gjithmonë duhet të jemi aty për ta. Nuk të bën as keq të kërkosh falje kur lëndon dikë edhe nese je i bindur se je keqkuptuar. Saranda është një pjesë e historisë së Kosovës që nuk do të duhej të harrohët kurrë!”, ka shkruar Pacolli në profilin e tij.