Kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli, thotë se Kosova është shteti më i izoluar në BE dhe se sipas tij nuk ka shumë arsye për ta festuar këtë ditë.
“Sot është 9 Maji, Dita e Evropës. Kosova si shteti më i izoluar në BE, unë nuk e di a kemi shumë arsye për të festuar këtë ditë. Të jam i sinqertë, ne jemi larg anëtarësimit në BE. Faji është absolutisht i lidershipit të deritanishëm që e ka shkatërruar Kosovën deri në këtë masë”, ka shkruar Pacolli, në faqen e tij në Facebook.
“Kosovës i duhet një lidership evropian, që e don Kosoovën dhe qytetarin e saj. Sidoqoftë, gezuar dita e Europës”, ka shkruar Pacolli.