Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, përveçse një politikan i suksesshëm ai është mjaft i përkushtuar edhe ndaj familjes së tij.
Ai prej shumë vitesh është i martuar me rusen Masha Pacolli dhe kanë dy fëmijë së bashku, ndërsa politikani ka edhe katër të tjerë nga marrëdhëniet e tij të mëparshme.
I njëjti ditën e sotme (e martë) ka uruar bashkëshorten e tij për ditëlindje me anë të një postimi që ka ndarë në rrjetet sociale.
Pacolli vlerëson lart figurën e saj duke theksuar se është një nënë dhe grua tejet e kujdesshme.
“Gëzuar ditëlindjen, gruaja ime! Një ditë e lumtur në familjen tonë, pasi ne sot festojmë ditëlindjen e Mashës. Një nënë dhe grua e kujdesshme, e cila gjithmonë kujdeset për të tjerët para vetes”, ka shkruar ai.