Kreu i Aleancës Kosova e Re (AKR), Behgjet Pacolli në një postim në Facebook ka reaguar lidhur me mjedisin e ndotur në rrugën më të ngarkuar Prishtinë-Mitrovicë para ambasadës së re të ShBA-ve dhe deponitë e mbi ngarkuar të mbeturinave.
Ai me publikimin e disa fotove nga kjo ndotje, ka shprehur shqetësimin e tij duke e cilësuar mjedisin e Kosovës të shkatërruar në mënyrë të shfrenuar.
Postimi i plotë:
Sigurisht që nuk është një imazh i mirë për Prishtinën, që në aksin kryesor të rrugës më të ngarkuar (Prishtinë-Mitrovicë), para Ambasadës së re të SHBA-ve dhe para varrezave të tolerohet kjo deponi e mbeturinave.
Unë nuk e di se ku qëndron problemi, por një gjë është e sigurt, mjedisi i Kosovës është shkatërruar në mënyrë të shfrenuar në të gjitha aspektet duke filluar nga ajri i ndotur, fushat e hapësirat gjithandej të shëndërruara në deponi, ujrat e helmuara e deri te shkatërrimi i maleve.
Zot, ruaje Ambientin e Kosovës nga shkaterruesit!