Pacolli i motivon studentët: Edhe unë një ditë kam qenë i varfër

| 03 Maj 2017 | 14:17 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Presidenti i AKR-së Behgjet Pacolli, ka mbajtur një ligjeratë para shumë te pranishmëve në Bibliotekën Kombëtare në Prishtinë.

Pacolli ka folur për jetën e tij qysh nga fëmijëria e deri tani. Ai ka kujtuar kohën kur ka qenë  fëmijë.

Pacolli tha se ka lindur në një familje të varfër fshatare, por gjithë ëndrrat e tij kanë qenë për një të ardhme më të mirë dhe ka besuar se mund t’ia arrijë në jetë realizimin e ëndrrave, raporton Ekonomia Online.

Ai thotë se në vitin 1990 ka filluar nga zero biznesin e parë të tij “MABETEX”, dhe ka pasur një sukses të mirë.

“Në vitin 1991 MABETEX, përfundon me një gjiro dikun 4 milionë, në vitin 1992 me një gjiro 400 milionë dhe vitin 1994 MABETEX, ka një qarkullim vjetor mbi 2 200 000 000 euro.”

Pacolli iu drejtohet qytetarëve që mos të heqin dorë nga ëndrrat e tyre asnjëherë.

Pacolli iu drejtohet qytetarëve që mos të heqin dorë nga ëndrrat e tyre asnjëherë.

“Në jetë çdo gjë është e mundur aty ku investohen koha vullneti dhe shpirti. Të mos humbësh shpresën dhe besimin se me punë dhe përkushtim arrihet çdo gjë, duke respektuar njeriun me tërë vlerat dhe atributet që i ka. Mbarë botës i kemi dëshmuar se populli i ynë i vogël gjithmonë ka nxjerr njerëz të mëdhenj”, ka thënë Pacolli para studentëve.

Pacolli: Investitorët nuk po dimë t’i ruajmë, andaj po ikin

Pacolli ka folur edhe për gjendjen ekonomike nëpër të cilën po kalon vendi.

I pari i AKR-së tha se investitorët e huaj po ikin nga Kosova sepse në Kosovë ekziston një princip që të trajtohen njerëzit për shfrytëzim të njëhershëm.

“Investitorët ikin prej Kosove sepse ne këtu në Kosovë e kemi një princip që t’i trajtojmë njerëzit vetëm për një shfrytëzim të njëhershëm e kështu nuk bën. Unë e kam trajtuar njeriun që ka punuar me mua si pjesë të suksesit dhe gjithmonë ndarjen e kam bërë në mënyrë proporcionale”, ka thënë Pacolli në ligjëratën e tij para studentëve të UP-së.

 

Të ngjashme