Presidenti i Aleancës Kosova e Re (AKR), Behgjet Pacolli ka qëndruar sot në Mitrovicë ku ka takuar qytetarë, simpatizantë dhe struktura të kësaj partie.
Sipas Pacollit, AKR-ja do të kujdeset për mirëqenien e qytetarëve.
Me këtë rast, ai tha se janë qytetarët ata të cilët kanë mundësi të vendosin për fitoren e kësaj partie, e cila është koalicion me LDK-në dhe Alternativën në zgjedhjet e 11 qershorit dhe se AKR-ja do të përkujdeset për mirëqenien e qytetarëve të Kosovës.
“Ne kërkojmë edhe kësaj radhe ndihmën tuaj. Vetëm ju mund të na ndihmoni që ta realizojmë ëndrrën tonë, e ajo është mirëqenia për qytetarët”, ka thënë Pacolli.
Ndërsa, Agim Bahtiri u shpreh i bindur se fitues i zgjedhjeve të 11 qershorit do të jetë AKR me partnerët e saj të koalicionit.