Pacolli në Samitin e Londrës: Dialogu në mes Kosovës dhe Serbisë ka sjellë rezultate, është koha për marrëveshje përfundimtare

Prishtinë | 09 Kor 2018 | 19:02 | Nga

Dialogu në mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë ka sjellur progres dhe rezultate pozitive, por është koha që të flasim për Marrëveshje përfundimtare, e cila do të jetë në të mirë të të dyja vendeve.

Kështu ka thënë në adresimin e tij Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri i Jashtëm, z Behgjet Pacolli, në sesionet tjera të diskutimeve të Ministrave të Punëve të Jashtme të vendeve të Ballkanit Perëndimor bashkë me Ministrat e tjerë të vendeve të Bashkimit Europian, pjesë e “Procesit të Berlinit”.

Në vazhdim, kryediplomati kosovar ka prezantuar prioritetet dhe të arriturat e Qeverisë së Kosovës, ndërsa ka vlerësuar lartë kontributin që ka dhënë iniciativa e vendeve të Ballkanit Perëndimor tani më e njohur si “Procesi i Berlinit” në përshpejtimin e krijimit të kushteve infrastrukturore për zhvillim ekonomik si dhe në paqësimin e mëtutjeshëm të rajonit përmes bashkëpunimit konstruktiv.

Gjatë pjesës fillestare të takimit të Ministrave të Punëve të Jashtme të vendeve të Ballkanit Perëndimor, Ministri i Jashtëm Pacolli kishte marrë pjesë në panelin diskutues me shoqërinë civile, gjatë të cilit është diskutuar lidhur me përmirësimin e perspektivës së rinisë në vendet e Ballkanit Perëndimor.

Në margjina të Samitit të Londrës, numri dy i Qeverisë ka zhvilluar takime të shumta më përfaqësues të niveleve të larta nga shtete të ndryshme, që po marrin pjesë në këtë ngjarje.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme