Presidenti i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, duket se aktualisht po shijon pushimet verore në bregdetin shqiptar.
Kjo meqë në një reagim të tij të bërë së fundi përmes Facebook-ut, ai thotë se nuk ua ka nevojën Malideve, Spanjës apo Kroacisë.
Sipas tij e gjithë kjo meqë e kanë Shqipërinë.
”Ne nuk kemi nevojë për Maldivet, Spanjën apo Kroacinë kur kemi Shqipërinë”, shprehet ai ndërsa këtë mesazh e ka shoqëruar me një fotografi në njërën prej plazheve e cila duket të jetë në Shqipëri.