Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, është nisur për të shkuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Këtë e bëri të ditur Pacolli me anë të një postimi në rrjetin social Facebook.
Ai tha se do të marrë pjesë në Ministerialin e dytë për liritë fetare me ftesë të Sekretarit Amerikan të Shtetit Mike Pompeo.
“Mozaiku i Kosovës si një shtet i ri, multietnik dhe multi-fetar pasqyron një shembull konkret të ndërtimit të konceptit të avancuar të harmonisë nder-fetare të kultivuat me shekuj”.
“Do të mbaj shumë diskutime me zyrtarët amerikan dhe shumë vende të tjera për të shtyer prioritetet diplomatike të Kosovës”, ka thënë Pacolli në Facebook.