Ministri i Jashtëm i Kosovës Behgjet Pacolli ka thënë se ndërmjet Serbisë e Kosovës nuk duhet të ketë kufij dhe se “topin duhet hedhur në fushën ekonomike”.
“Dikur kemi jetuar baskë dhe unë po e shoh tendencën se ata duan të jetojnë bashkë. Ne. në vend se të ndërtojmë kufij, duhet t’i eliminojmë kufijtë dhe t’i lemë njerëzit të lëvizin lirshëm”, ka thënë Pacolli për TV Prva në Nju Jork , transmeton Koha.net.
Ai ka shfaqur bindjen se zgjidhja është diku tjetër, “ndaj ne duhet duhet ta hedhim topin në fushën ekonomike “.
“Atje është zgjidhja – bashkëpunimi ekonomik, më shumë vende pune, më shumë rritje ekonomike, jetë më të mirë të popullatës, shkollim më cilësor dhe më shumë prodhime në tryezë. Kjo do të duhej të ishte zgjidhja, nëse ka vullnet nga ana jugore e veriore, kjo mund të arrihet”, ka theksuar Pacollii.
I pyetur se sa jemi larg nga zgjedhja e problemit ë Kosovës, ai ka thënë se jemi larg dhe afër.
“Jemi shumë larg dhe jemi shumë afër. Çdo gjë është ndër duart tona. Nëse duam mund të jemi shumë afër, e nëse nuk duam jemi shumë larg”, ka thënë ai.
I pyetur nga çfarë varet zgjidhja e çështjes së Kosovës, ai a thënë se ajo “varet nga ne dhe nga vullneti i popujve tonë