Kandidati i Aleancës Kosova e Re (AKR), Selim Pacolli, për kryetar të ardhshëm të kryeqytetit sot i ka premtuar qytetarëve se me marrjen e mandatit për të parin e Prishtinës nuk do të ketë më problem në qasjen në komunikacion.
Ai ka premtuar gjithashtu se do të lehtësojë qasjen dhe lëvizjen e qytetarëve në kryeqytet, raporton Ekonomia Online.
Pacolli parasheh ndërtimin e disa nënkalimeve në Prishtinë. Ndërtimi i një nënkalimi para shkollës së mjekësisë “Ali Sokoli”, dhe para dy shkollave në lagjen “Lakrishte”.
Për më tepër Pacolli shtoi se në lagjen “Arbëri” duhet të funksionalizohet një mbikalim.
Pacolli ka thënë se do të lidhë Prishtinën dhe aeroportin përmes funksionalizimit të një treni ekologjik dhe autobusi.
Ai ka thënë se nxënësit e shkollave në kryeqytet çdo ditë përballen me rrezik posa të dalin nga shkolla.
Pacolli ka u premtuar prindërve se me ardhjen e tij në krye të Prishtinës do tu siguroj fëmijëve një qasje më të mbrojtur në rrugë.