Përmes një konference për media, sot Presidenti i Aleancës Kosova e Re, z.Behgjet Pacolli prezantoi 22 kandidatët për deputetë, të cilët do të jenë përfaqësues potencial të qytetarëve pas zgjedhjeve te 11 qershorit.
Lista e AKR-së për deputetë përbëhet prej kandidatëve që vijnë nga e gjithë Kosova, duke përfshirë këtu edhe të rinjtë dhe gratë të cilat përbëjnë rreth 45% të listës.
Gjatë fjalës së tij para gazetarëve dhe përkrahësve të shumtë të Aleancës Kosova e Re, Presidenti Pacolli e bëri një prezantim të shkurtër për të gjithë kandidatët e AKR-së, duke folur kështu për biografinë dhe sukseset e tyre.
Duke i prezantuar 22 kandidatët e AKR-së për deputetë në Kuvendin e Republikës së Kosovës, lideri i AKR-së tha se Kosovës i nevojitet një krah i forte për të bërë ndryshime. “Kosovës i nevojiten kuadro të reja, njerëz të shkolluar, të devotshëm dhe që qeverisin me duar të pastra, kandidatët tanë janë ata. AKR me këto forca do të jetë e përfaqësuar në Parlamentin e Kosovës, ndërsa siç e shihni, ne nuk e anashkalojmë as rininë e as gratë”, tha ndër të tjera Presidenti i AKR-së.
Më poshtë e keni listën e plotë me emrat e kandidatëve për deputetë në Kuvendin e Republikës së Kosovës nga radhët e të Aleancës Kosova e Re:
Behgjet Pacolli
Labinot Tahiri
Albena Reshitaj
Agim Bahtiri
Korab Sejdiu
Amir Ahmeti
Labinote Demi Murtezi
Islam Pacolli
Vesel Makolli
Mirlinde Gashi
Satmifer Kryeziu
Neshad Asllani
Mimoza Ibishi
Refiqe Ternava
Sami Boroci
Luan Shllaku
Ismet Hajdini
Mirlinda Sopi
Jeton Ujkani
Xhevdet Krasniqi
Arta Haxhaj
Myzejene Selmani