Presidenti i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, thotë se në Kosovë për 500 mijë vende punë, por kjo është e pamundur të ndodhë tash.
Pacolli ka thënë se me rritje prej 2% në vit, sa aktualisht e ka Kosova, vetëm mbulohen shpenzimet dhe nuk mund të hapen vende të reja pune.
Pacolli, i cili ishte i ftuar në emisionin “Ora e Fundit” në Klan Kosova, ka komentuar projektin e deputetit dhe biznesmenit Ramiz Kelmendi për të punësuar gjysmë milionë njerëz.
“Prej fushatës elektorale kam dëgjuar se mund të hapen 250 mijë vende punë, por kjo është bërë një praktikë për të cilën duhet të bëhet një kalkulim”, ka thënë Pacolli, njofton Klan Kosova.
“Nuk e di se si do të vepronte zoti Kelmendi në rastin e tij. Një milion, apo gjysmë milioni vende pune janë shumë. Ky do të ishte një luks që s’e ka asnjë vend në botë”.
“Besoj se ka punë në Kosovë për 500 mijë vende punë, por që është e pamundur të ndodhë tash”.
“Nëse ka reforma tash dhe ndodh rritja ekonomike mbi 12% atëherë mund të hapeshin 120 mijë vende pune”, ka thënë Pacolli.