Presidenti i AKR-së, Behgjet Pacolli ka marrë pjesë në në tubimin hapës të fushatës në Ratkoc, vendlindjen e kandidatit për kryeministër Avdullah Hoti.
Në fjalën e tij Pacolli, tha se atë që e do vendlindja, e do edhe Kosova. Andaj i siguroi atij mbështetje të pakursyer.
“Hotin e do vendlindja. Pra e do Kosova. Unë do ta ndihmoj atë me gjithë potencialin tim, që qeveria që ai do të udhëheqë, të jetë qeveria më e suksesshme e Kosovës. Ai është zgjidhja më e mirë. E drejta vonon, por nuk harron. E drejta është me ne ketë herë”, ka thënë Presidenti Pacolli, në ketë tubim.