Pacolli takohet me konsullin e Përgjithshëm të Turqisë në Prizren Serdar Özaydın

Prishtinë | 18 Sht 2019 | 14:35 | Nga Ekonomia Online

Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, ka pritur në takim konsullin e Përgjithshëm të Turqisë në Prizren Serdar Özaydın.

Ministri Pacolli i uroi mirëseardhje konsullit Özaydın si dhe suksese në punën e tij, ndërsa të dy u pajtuan që të vazhdojnë me bashkëpunimin e ngushtë mes dy vendeve. 

Pacolli vlerësoi lartë marrëdhëniet ndërshtetërore mes dy vendeve, duke shtuar se “vendi mik, Turqia ka luajtur një rol të rëndësishëm në të gjitha periudhat, në mbështetje të lirisë, të pavarësisë dhe tani në mbështetje të forcimit dhe konsolidimit të mëtejmë të shtetit demokratik të Kosovës”.

Turqia si vend mik do të vazhdojë të mbështesë Kosovën në të gjitha proceset, e veçanërisht në rrugën e saj drejt zhvillimit ekonomik, deklaroi konsulli Özaydın.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme