Ministri i Jashtëm në detyrë i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka takuar sot të dërguarin e Amerikës për Ballkanin, Matthew Palmer.
“Gjithmonë një kënaqësi të takoj të dërguarin e Posaçëm të Sekretarit Amerikan të Shtetit për Ballkanin Matt Palmer dhe shkëmbimin me të për marrëdhëniet e shkëlqyera midis Kosovës dhe SHBA dhe angazhimit të vazhdueshëm të SHBA-vë për Kosovën”, ka shkruar Pacolli në Facebook, transmeton Klan Kosova.
“Jam i përkushtuar që të angazhohem me ShBA në çështjet strategjike të Kosovës, përfshirë normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë”.