Pacolli thumbon Kurtin e Haradinajn që çuan dolli në Ramazan: Dikush pi çaj, dikush raki

Prishtinë | 24 Mar 2023 | 22:45 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, i njohur si një praktikues i devotshëm i fesë myslimane, duket se u ka hedhur “kunja” kryeministrit Kurti e kreut të AAK-së, Haradinaj, të cilët sot ngrenë dolli me raki në Gllogjan.

Pacolli ka postuar në Facebookun e tij, një foto teksa pi çaj, pas iftarit.

“Ramazani është muaji më i bukur i vitit për mua. Dhe këtë vit po hyj në agjërimin tim të 60-të. Zoti është i madh”.

“Dikush pi çaj, dikush raki. Unë jam me fat që jam musliman!”, ka vijuar në koment ai.

Ekonomia Online ka publikuar sot një video ku kryeministrit Kurti dhe Haradinaj cakërrojnë gotat me raki, në konakun e këtij të fundit në Gllogjan.

Konsumimi i rakisë në muajin e Ramazanit ka nxitur mjaft reagime në rrjetet sociale.

LEXO EDHE:

Të ngjashme