Pas pothuajse një muaji prej lidhjes së koalicioneve parazgjedhore, kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli në një intervistë për Rubikon të KTV-së, ka bërë të ditur detajet nga bisedat që kishte me Lëvizjen Vetëvendosje para koalicioneve parazgjedhore.
Pacolli kishte frikë se një bashkim votash me LVV-në nuk do të kishte rritje dhe nuk do të ishte koalicion i fitores. Andaj, AKR shkoi me LDK-në ndonëse kjo nuk rezultoi me fitore.
“Një bashkim kombëtar nëse synohet nga të dyja anët atëherë duhet të bëhet shumë gradual. Këtu kemi pas pak dividenca. Nuk i përjashton as Vetëvendosje dialogun dhe bashkëpunimin me ndërkombëtarë, por e ka krejtësisht formë tjetër, na e kemi shumë më transparente dhe shumë më shoqërore. Ne e dimë se problemet zgjedhën në dy forma, ose me dhunë ose me dialog. Në preferojmë dialogun dhe s’do të ndalemi së dialoguari asnjëherë. Me një dialog tjetër, mos të trajtohet dialogu si konsum publik. Këtu e kemi pa që mund të kemi diferenca por kjo nuk ka qenë arsyeja e mos partneritetit. Ka qenë dilemë që po del që ka qenë e gabueshme nga ana jonë. Se një koalicion me LVV-në nuk do të ishte fitues. I kemi nënçmuar edhe ata edhe veten”, ka thënë Pacolli.
“Ju kam thënë që AKR me LVV nuk do të dalim të parët dhe e kam thënë që me LDK-në mund të dalim të parët. Asnjëherë nuk e kemi diskutuar se me palën tjetër mund ta bëjmë një koalicion”, ka shtuar më tej ai.