Kandidati nga Aleancës për Kosovën e re për komunën e Prishtinës, Selim Pacolli, me rastin e festës së Kurban Bajramit uroi për dashuri dhe mirësi.
Urimet ai i bëri gjatë vizitës së tij së bashku me pjesëtar të tjerë nga AKR në Bashkësinë Islame të Kosovës.
“Ishim për t`i shpreh urimet më të sinqerta. Është një festë e sakrificës dhe solidaritet dhe ne si pjesëtar të besimit islam e kemi për detyrë që të hapim dyert”.
“Uroj të gjithë besimtarët, uroj që dashuri, mirësia dhe mirëqenia të mbizotëroj te të gjithë dhe te të gjithë njerëzit e sidomos te kombi im. Uroj që te jemi më solidar me njëri tjetrin”.