Ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli, mbrëm ka uruar zgjedhjen e presidentit të ri në Maqedoninë e Veriut, Stevo Pendarovskin, njofton agjencia e lajmeve INA.
“Vota e të dielës ishte një mesazh i fuqishëm i qytetarëve në mbështetje të Marrëveshjes së Prespës dhe perspektivës euroatlantike të vendit. Në do të punojmë ngushtë për ti thelluar raportet tona miqësore”, u shpreh Pacolli.
Diplomati kosovar bëri thirrje edhe gjatë raundit të dytë të zgjedhjeve të shqiptarët ta votojnë kandidatin Stevo Pendarovski.