Dy vite më parë Kuvendi i Kosovës me 106 vota pro dhe një abestim miratoi tri ligjet që e ndryshojnë mandatin e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) në ushtri të Kosovës, por pa iu ndërruar emri.
Për dy vjetorin e formimit të Ushtrisë së Kosovës, ka shkruar kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli.
Ai ka thënë se ushtria e Kosovës ishte dhuratë e SHBA-së për popullin tonë.
“Dy vjet më parë Kuvendi i Kosovës miratoi tri ligjet që e ndryshojnë mandatin e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) në ushtri të Kosovës. Një ëndërr për të gjithë ne, veçanërisht për ata që dhanë jetën për Kosovë. Ushtria e Kosovës nuk ishte një meritë personale, ajo ishte një dhuratë nga Shtetet e Bashkuara për popullin e Kosovës. Sot, vajzat dhe djemtë e rinj janë pjesë e Ushtrisë, të gatshëm për t’i shërbyer vendit të tyre, kurdoherë! Urime”, tha ai.