Deputeti i Kuvendit të Kosovës na radhët e Aleancës Kosova e Re (AKR), Islam Pacolli ka thënë se Qeverinë do ta formojë ai që i ka numrat.
Pas regjistrimit për deputet të Kuvendit të Kosovës Pacolli ka thënë se AKR-ja është unike dhe vendimet i merr në kryesi, ku edhe do të shihen me 3 gusht, raporton Ekonomia Online.
“AKR-ja është unike i ka deputetët e vet dhe vendimet merren brenda subjektit, me kryesinë e subjektit, edhe me presidentin, dhe do t’i shihni me 3 gusht. I kemi ne vendimet tona dhe sigurisht që nuk ka nevojë t’ia shfaqim secilit që pyet. Ne e kemi një koalicion dhe jemi duke rrugëtuar mirë. Qeverinë do ta formoj ai që ka numrat”, theksoi Pacolli.