Nëse flasim për të ardhurat e tatueshme mujore punëtori në Kosovë përfiton një kursim prej 6.80 euro/cent, por ndalesa tjetër që do t’i shtohet pagës është në të ardhurat e tatueshme vjetore ku paga e secilit llogaritet për x12 muaj dhe hyn në shkallën tatimore vjetore dhe bëhet ndalesa në pagën mujore.
Çdo i punësuar në Kosovë nëse nuk rritet koficienti i pagës do të paguajë më shumë nga 10.00 euro në paga deri 700.00 euro dhe deri në 40.00 euro në paga deri në 2,000.00 euro për muaj.
Ende është e pa sqaruar se si do t’i trajtojë Ministria e Financave të ardhurat e tatueshme vjetore.