Pajisja për thyerjen e gurëve në Klinikën e Urologjisë ende jashtë funksionit, ministri Vitia e kishte prezantuar si punë të kryer

Prishtinë | 09 Sht 2024 | 13:47 | Nga Ekonomia Online

Pajisja ESWL, e cila është thelbësore për trajtimin e gurëve në veshka, u përfshi në listën e intervenimeve të realizuara në QKUK. Lajmi për funksionalizimin e kësaj pajisjeje u njoftua pikërisht një muaj më parë (9 gusht 2024) nga vetë ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, gjatë një konference për shtyp, ku ishin të pranishëm edhe udhëheqësit e Klinikës së Urologjisë.

Por fotografitë e siguruara nga Ekonomia Online, tregojnë se punimet në bodrumin ku duhej të instalohej pajisja ende nuk kanë përfunduar.

Në atë kohë, Ministri Vitia deklaroi: “Me qëllim të përmirësimit të kushteve në Klinikën e Urologjisë, parandalimit të infeksioneve dhe krijimit të ambienteve më të mira për stafin dhe pacientët, u krye intervenimi për instalimin e pajisjes ESWL për thyerjen e gurëve në bodrumin e klinikës.”

Megjithatë, që nga atëherë, kjo pajisje ende nuk është funksionalizuar, duke lënë pacientët që kanë nevojë për këtë trajtim të kërkojnë alternativa të tjera për të kryer intervenimet e nevojshme.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme