Pak minuta shi, shumë rrugë të përmbytura në Prishtinë

Prishtinë | 21 Qer 2018 | 17:29 | Nga

Pak minuta reshje shiu kanë mjaftuar që rrugët e Prishtinës të përmbyten nga uji.

Shumë rrugë janë mbuluar nga uji dhe sipas pjesëmarrësve të komunikacionit, lëvizja e automjeteve po bëhet me vështirësi, raporton Ekonomia Online.

Pothuajse çdo herë kur ka reshje të shiut, pusetat në kryeqytet nuk arrijnë të përballojnë tërë sasinë e reshjeve dhe si pasojë e kësaj edhe trotuaret nëpër të cilat lëvizin qytetarët, vërshohen nga uji.

Foto: EO
Foto: Indeksonline

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme