Pak para mbledhjes së LDK-së, Lushaku-Sadriu flet për temat që do të diskutohen

Prishtinë | 09 Kor 2026 | 15:00 | Nga Ekonomia Online

Lidhja Demokratike e Kosovës pritet që së shpejti të mbajë mbledhjen e Kryesisë së partisë.

Para nisjes së mbledhjes, deputetja e zgjedhur LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu, tha për media se ka shumë tema që mund të diskutohen, por theksoi se vendimmarrja kërkon debat të brendshëm partiak.

“Ka shumë tema që mund të jenë pjesë e diskutimit, mund të ketë edhe vendime të brendshme partiake, por kjo kërkon gjithmonë një diskutim të brendshëm partiak. Nuk është temë që mund t’i paraprijmë dhe ta diskutojmë publikisht”, deklaroi Lushaku-Sadriu.

Lushaku-Sadriu shtoi se nuk ka qenë e ftuar për nënshkrimin e iniciativës për shkarkimin e Lumir Abdixhikut.

“Jo, nuk jam e përfshirë dhe, faktikisht, jemi në një fazë ku LDK-ja duhet ta bëjë analizën e zgjedhjeve dhe ky problem duhet të zgjidhet me dialog të brendshëm. Kështu e kemi bërë edhe më herët. Nuk është çështje nënshkrimesh, është çështje diskutimesh të brendshme dhe ka dallime në qasje, normal, por duhet gjithmonë të vendoset për të mirën e partisë dhe interesin e përgjithshëm. Partia dhe Kosova janë prioritet. Ne jemi shembull për krejt partitë në Kosovë, prandaj duhet të përkujdesemi që demokracia e brendshme të jetë mbi çdo interes dhe çdo person. Për çështje të ndryshme mund të diskutojmë gjithçka”, tha Lushaku.

Të ngjashme