Pakistani miraton ligjin për të drejtat e transgjinorëve

Prishtinë | 12 Maj 2018 | 13:33 | Nga

Aktivistët e LGBT lavdëruan hapin që ndërmori parlamenti në Pakisatan, pasi ligji i ri, u jep të drejta transgjinorëve për t’u identifikuar edhe vetë.

Parlamenti Pakistanez, ka miratuar ligjin që u garanton të drejta themelore transgjinorëve, madje s’ka më diskriminime as nga punëdhënësi apo pronarët e bizneseve private, shkruan Aljazeera.

Ligji u miratua në kryeqytetin e Pakistanit, Islamabad. Ligji u jep të drejta transgjinorëve që atë identitet që zgjedhin ta kenë të regjistruar edhe nëpër të gjitha dokumentet zyrtare, përfshirë pasaportat, patent shoferët dhe certifikata tjera.

Edhe pse nuk ekzistojnë ende shifra zyrtare, një avokat i transgjinorëve në Pakistan thotë se të paktën 500,000 nga 207 milionë të popullsisë janë identifikuar si transgjinorë.

Në foto Marvla Malik, i diplomuar në gazetari dhe tani është model, ai është transgjinori i parë pakistanez që tani punon në një medium.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme