Deklarata e Bajram Gecajt se ata që vijnë nga rrafshi i Dukagjinit rrezikojnë Kosovën për vota, ka shkaktuar reagimin e kryetarit të Grupit Parlamentar së AAK-së, Pal Lekaj.
Ai përmes një letre publike i është përgjigjur Gecajt, duke i thënë se është qeveria siç e ka quajtur Lekaj, e “padronit tënd”, po e mbroni një qëndrim e version që as vetë Mali i Zi nuk e mbron.
Qytetarët janë të zemëruar me atë çka po i shkaktoni Kosovës, “zotëri” Gecaj, ju dhe qeveria e padronit tënd. Ju po dëshironi të qëndroni në pushtet duke e dëmtuar vendin, duke ja cenuar integritetin e sovranitetin. Ju keni marrë mundin të mbroni një qëndrim e version që as Mali i Zi nuk po e mbron.
Siç e thamë në fillim aq shumë janë të zemëruar qytetarët e Kosovës, e sidomos ata të Dukagjinit që t’i po tenton me i moralizu, sa që do të kundërpërgjigjën sa herë që tu cenohet territori.
Përkundër juve, ne konsiderojmë se Kosova, ashtu si dje edhe sot ka nevojë për heronjë e patriot, e jo për politikan si puna jote dhe e shefit tënd, por sot heronjë do të jenë të gjithë deputetët që do t’i thonë jo ratifikimit të një demarkacioni që ju e keni ndërtuar duke u bazuar në kadaster, e jo mbi parime të tjera përmes të cilëve shënohen kufijtë. Sot heronjtë (deputetët e Kuvendit të Kosovës) në vend të pushkës do të përdorin logjikën e cila do të përkthehet në një JO të madhe kundër marrëveshjes që po insistoni të ratifikoni.
Kosova si shtet i rilindur është e bekuar e nuk do t’ia lejojmë që ta ketë mallkimin tuaj, siç po ja bëni.