Pala kosovare refuzon të bisedojë për “Trepçën” në Bruksel

Prishtinë | 20 Tet 2016 | 12:22 | Nga

Në Bruksel sot vazhdon dialogu në nivel teknik mes Prishtinës dhe Beogradit për zbatimin e marrëveshjes për targa dhe njohjen reciproke të diplomave universitare. Siç thonë për RTS, nga delegacioni i Beogradit, i udhëhequr nga drejtori i Zyrës serbe për Kosovën Marko Gjuriq, pala serbe insistoi dje në temën për “Trepçën”, por Prishtina përsëri ka refuzuar të flasë për këtë çështje.

Sipas këtij mediumi, për këtë temë më pas është folur me zyrtarë evropianë, “të cilët kanë ripërsëritur se kanë marrë parasysh parasysh pozitën e Serbisë”.

“Beogradi dhe Prishtina sërish në Bruksel biseduan në nivel teknik pas dështimit të bisedimeve mbi Telekomunikacionin dhe përpjekjeve të autoriteve të Prishtinës për ndarjen e “Trepçës”, që çoi në tensione, si dhe hapjen e çështjes sesi në të ardhmen do të funksionojë edhe dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës”.

Po ashtu, Radio Televizioni i Serbisë raporton se pikërisht për këtë delegacioni serb ka pasur një diskutim të veçantë me përfaqësues të BE-së me ç`rast edhe paraqiti qëndrimin e saj se rrjedha aktuale e dialogut nuk kontribuon në normalizimin e marrëdhënieve dhe zgjidhjen e çështjeve praktike.

Vetëm disa detaje shumë praktike u diskutuan dje në nivel ekspertësh dhe në zbatimin e marrëveshjes, për lirinë e lëvizjes dhe targat.

Marrëveshja për targat është paraparë të hyjë në fuqi më 15 nëntor.

Dialogu në Bruksel vazhdon edhe sot. ku në fokus pritet të jetë marrëveshja për diplomat universitare.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme