Pamela Anderson është martuar fshehtazi me rojën e saj në natën e Krishtlindjeve

Prishtinë | 28 Jan 2021 | 09:08 | Nga Ekonomia Online

Pamel Anderson është martuar me bobyguard-in e saj, Dan Hayhurst ka konfirmuar The People.

Aktorja e Baywatch, ka lidh martesë në natën e Krishtlindjeve në një ceremoni intime në shtëpinë e saj në Kanada, sipas DailyMail.

“Jam pikërisht aty ku duhet të jem, në krahët e njeriut që më dashuron më të vërtetë,” ka thënë Anderson.

Modelija e Playboy ka thënë se ata ishin martuar në një pronë të cilën e kishte blerë nga gjyshëritë e saj 25 vjet më herët. “Ky është vendi ku janë martuar prindërit e mi dhe ata janë ende bashkë. Ndihem sikur jam plotësuar.”

Aktorja dhe modelija gjithashtu ka treguar të enjten, se do i lë rrjetet sociale.

Anderson ka shpërndarë postin e saj të fundit siç ka thënë ajo, në rrjetin social Instagram ku ka shkruar, “Ky do të jetë postimi im i fundit në Instagram, Twitter or Facebook.”

“Kurrë nuk kam qenë e interesuar në mediat sociale. Tani jam e inspiruar të lexojë dhe të jem në natyrë. Unë jam e lirë,” ka shkruar Anderson.

Sipas PEOPLE në shtator Anderson ishte bashkë më Hayhurst, pasi që kishin qenë në lidhje për një kohë të gjatë.

Të ngjashme