Pamje emocionuese të nxënësve që performojnë “Gardën e Kosovës” para kullave të Jasharajve

Prekaz | 06 Mar 2024 | 15:18 | Nga Natyra Salihaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Një grup nxënësish kanë performuar “Gardën e Kosovës” para kullave të Jasharajve në Prekaz, me rastin e 26-vjetorit të Epopesë së UÇK-së, raporton Ekonomia Online.

Kjo përformancë u realizua nga nxënësit e klasave të dyta të shkollës “International Maarif Schools Of Kosova”, performanca e së cilëve u përcoll me duartrokitje nga të pranishmit.

Po ashtu për EO, dy nxënëset e kësaj shkolle, Jusra Rapollari dhe Erita Shala, kanë kënduar këngën “Pa duvak s’ka me u bë nuse’, dedikuar kësaj dite.

Shteti i Kosovës më 5,6 dhe 7 mars shënon “Epopenë e UÇK-së”, ditë këto në të cilat kujtohet sakrifica e komandantit legjendar Adem Jashari dhe familjes së tij.

Të ngjashme