Pamje nga aksidenti i autobusit të shkollës ku humben jetën 3 persona

Suedi | 02 Pri 2017 | 13:55 | Nga

Një autobus shkolle, me rreth 60 persona në bord, është rrotulluar sot në provincën qendrore të Suedisë, Haerjedalen, duke i lënë të vdekur të paktën tre persona, dhe gjashtë të tjerë të lënduar rëndë.
Autobusi u rrotullua rreth 20 kilometra larg qytetit Sveg.

Në bord ndodheshin 52 fëmijë, gjashtë konduktorë dhe shoferi i autobusit.

Policia njoftoi se aksidenti ka ndodhur në orën 7 të mëngjesit dhe se bëhet fjalë për një aksident shumë serioz.

Policia ka thënë se ende nuk dihet shkaktari i aksidentit.

Gjashtë persona kanë marrë lëndime shumë të rënda, 19 lëndime më pak serioze dhe 31 të tjerë lëndime të lehta. (Express)

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme