Pamje nga aksidenti ku mbetën të vdekur shoferët e dy veturave në Malishevë

Prishtinë | 31 Mar 2022 | 13:35 | Nga Ekonomia Online

Shoferët e dy veturave që janë aksidentuar në Drenoc të Malishevës kanë mbetur të vdekur.

Lajmin për Express e ka konfirmuar Lumni Graishta, drejtor i Policisë për Rajonin e Gjakovës.

“Kemi dy t’vdekur. Aksident në mes të dy veturave. Ngasësit e të dyja veturave kanë vdekur si pasojë e aksidentit”, tha Graishta.

Tutja ai tha se Njësitet e stacionit policor Malishevë, trafikut rajonal dhe prokurori janë në vendngjarje.

Teksa shtoi se detaje të tjera nuk kanë për momentin.

Në videon më poshtë mund të shihni pamje nga vendi i ngjarjes.

Të ngjashme