Pamje nga puthja në buzë e “çiftit” në Big Brother

Prishtinë | 26 Tet 2021 | 10:32 | Nga Ekonomia Online

Banorët e “Big Brother Vip” kishin mundësinë mbrëmjen e djeshme që të organizonin një dasmë tradicionale të Shqipërisë së veriut. Yjet kishin për të ndarë rolet, kush do ishte nusja, dhëndri, prindërit e çiftit, kryetarja e baskisë dhe të ftuarit.

Beniada pranoi që të ishte nusja dhe dhëndri u bë Arditi. E gjatë kësaj dasme të improvizuar brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri erdhi edhe puthja e parë mes tyre.

Puthja ka qenë vetëm si pjesë e lojës dhe nuk ka pasur asgjë më shumë. Edhe pse më herët u përfol se mes tyre mund të lindte diçka më shumë se miqësi, Beniada sqaroi se e kishte si vëlla Arditin.

Pavarësisht gjërave që ndodhën në shtëpi, ata të dy vijojnë të jenë shumë miq dhe të kenë xhan njëri-tjetrin.

Ndërkohë sipas vëllait të madh, kjo lojë nuk përfundon me kaq, sepse gjatë ditëve në vazhdim, banorët do të organizojnë edhe dasma të krahinave të tjera dhe jo vetëm të krahinës veriore.

Të ngjashme