Pamje nga qyteti i çliruar, si u fshehën rusët nën gërmadha

Prishtinë | 21 Sht 2023 | 19:00 | Nga Ekonomia Online

Trupat ushtarake të Ukrainës shfaqën pamjet kur u futën në qytetin Andriivka, që ditë më parë u çlirua, duke i përzënë trupat ruse.

Në pamjet e “Operativno_ZSU”, shihet “Batalioni 2” me ekipin “Myron” që nisën spastrimin e zonës, duke i eliminuar rusët që ishin fshehur në gërmadha.

Aty u bë e ditur se rusët i kishin shkatërruar ndërtesat e fshatit, e në pamundësi për t’u tërhequr, u fshehën brenda rrënojave.

Ukraina ka vendosur tashmë flamurin e saj, duke përçuar mesazhin se qyteti është marrë sërish nën duar.

Të ngjashme