Pamje të reja nga Zhegovci, vendi ku u gjeten disa sera me drogë në Gjilan

Prishtinë | 23 Gus 2025 | 17:36 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës, në bashkëpunim me Prokurorinë dhe Agjencinë Kosovare të Inteligjencës (AKI), është duke zhvilluar një aksion të madh antidrogë në fshatin Zhegovc të Gjilanit.

Lajmin e ka konfirmuare dhe zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Fadil Hoti, i cili tha se në këtë operacion janë zbuluar disa sera të përdorura për kultivimin e lëndëve narkotike.

Sipas informacioneve të para, në vendin e ngjarjes është sekuestruar edhe një armë zjarri, dhe janë arrestuar tre persona.

Operacioni është zhvilluar në koordinim të ngushtë me AKI-në, e cila ka ndihmuar në identifikimin e lokacionit dhe të personave të dyshuar për përfshirje në këtë veprimtari kriminale. 

Aksioni policor është ende në zhvillim, ndërsa Insajderi ka siguruar pamje ekskluzive nga vendi i ngjarjes në Zhegovc.

Të ngjashme