Ekonomia Online
FUNDIT

Panairi “Expkos” mbahet nga 24 deri më 27 maj në Prishtinë

Panairi “Expkos” mbahet nga 24 deri më 27 maj në Prishtinë

Kompania CEO njofton se panairi tradicional “EXPOKOS” do të mbahet nga 24 deri më 27 maj, 2017, në Pallatin e Rinisë në Prishtinë. I njohur si “Porta e Ballkanit”, panairi EXPOKOS, është panairi më i madh në Kosovë dhe njëherësh është ngjarja më e rëndësishme në Ballkanin Perëndimor, e cila i dedikohet ekskluzivisht fushave të […]

Kompania CEO njofton se panairi tradicional “EXPOKOS” do të mbahet nga 24 deri më 27 maj, 2017, në Pallatin e Rinisë në Prishtinë.

I njohur si “Porta e Ballkanit”, panairi EXPOKOS, është panairi më i madh në Kosovë dhe njëherësh është ngjarja më e rëndësishme në Ballkanin Perëndimor, e cila i dedikohet ekskluzivisht fushave të ndërtimtarisë, energjisë dhe teknikës, thuhet në një komunikatë shtypi.

Kompania CEO organizon panairin EXPOKOS për të 16-in vit me radhë, ku vizitorëve dhe ekspozuesve do t’u sjell variacion gjatë programit ekspozues, duke u ofruar kompanive mundësi zgjerimi jashtë territorit të Kosovës, si dhe të ndez entuziazmin për gjeneratat e ardhshme të profesionistëve të këtyre fushave.

“EXPOKOS është destinacioni ideal i bashkimit të prodhuesve dhe furnitorëve të gjitha fushave ndërtimtarisë, energjisë dhe teknikës nga vendi dhe rajoni”.

“Duke e konsideruar Kosovën si qendra që lidh vendet e Ballkanit si dhe duke qenë vendi kyç i zhvillimit të projekteve të shumta, si çdo edicion tjetër, edhe kësaj radhe mirëpret kompani të shumta nga: Kosova, Shqipëria, Maqedonia, Turqia, Greqia e shumë të tjera”, thekson komunikata.

Image may contain: 1 person, text

Të ngjashme