Papa Françesku ka thënë se bota “pret hapa konkret” kundër abuzimit seksual të fëmijëve nga priftërinjtë.
Ai ka thënë se nuk mjafton që thjeshtë vetëm të thuhet se “dënohen rastet e tilla”, shkruan BBC.
Në samitin që po diskutohet për skandalet që kanë goditur Kishën Katolike ka thënë se “lotët e derdhur kërkojnë drejtësi” që duhet të dëgjohet.
Detajet për skandale seksuale kanë dalë gjithandej botës dhe Kisha është akuzuar se ka fshehur ato.