Papa Françesku feston Pashkët nën hijen e sulmit të përgjakshëm në Sri Lankë

Prishtinë | 21 Pri 2019 | 11:25 | Nga Ekonomia Online

Papa Françesku po i feston Pashkët këtë vit nën hijen e sulmeve masive kundër besimtarëve të krishterë në Sri Lankë.

Pas disa orëve të festimeve në orët e vona të natës, Papa Françesku mori pjesë në liturgjinë e së dielës për ta shënuar ringjalljen e Krishtit.

Këtë vit Pashkët mbetën nën hijen e shkatërrimit të katedrales Notre Dame nga zjarri dhe sulmit masiv kundër të krishterëve në Sri Lankë.

Më shumë se 150 njerëz u vranë dhe qindra të tjerë u plagosën në tri kisha të Sri Lankës gjatë meshës të së dielës dhe në tri hotele të vizituara nga të huajt.

Pritet që më vonë Papa ta mbajë fjalimin vjetor për konfliktet dhe problemet me të cilat përballet bota, shkruan “Fox News”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme