Papa Françesku nga Nagasaki bën thirrje të hiqet dorë nga armët bërthamore

Prishtinë | 24 Nën 2019 | 12:58 | Nga Ekonomia Online

Papa Françesku ka bërë thirrje të hiqet dorë nga armët bërthamore gjatë një vizite në Nagasaki, një nga dy qytetet japoneze të shënjestruar nga bombat atomike gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Ai dënoi tmerrin e papërshkrueshëm të armëve bërthamore dhe këmbënguli që ato nuk ishin përgjigja për paqen globale.

A woman attends a Holy Mass by Pope Francis at a baseball stadium in Nagasaki

Të paktën 74,000 u vranë në Nagasaki nga sulmi i forcave amerikane në vitin 1945.

Papa Françesku mbërriti nga Tajlanda të shtunën për një vizitë katër ditore, e cila është vizita e dytë papale në Japoni.

Qindra njerëz u mblodhën në shi për ta dëgjuar në Nagasaki.

Më pas Papa Françesku mori pjesë në një takim në Memorialin e Paqes në Hiroshima, vendi i sulmit tjetër atomik.

A-Bomb mushroom cloud over Nagasaki
Fjalë Kryesore:

Të ngjashme