Papa Françesku ka nisur takimin simbolik me një prej figurave më të fuqishme në Islamin Shia, në ditën e dytë të vizitës së tij në Irak.
Takimi i Papës me Grand Ayatollah Ali al-Sistani, liderin shpirtëror të miliona myslimanëve shiit, është duke u zhvilluar në qytetin e Najafit, shkruan BBC.
Ky është udhëtimi i parë i Papa Françeskut që kur ka nisur pandemia me COVID-19 dhe vizita e parë e një Pape në Irak.
Covid-19 dhe frika e sigurisë e kanë bërë këtë, udhëtimin më të rrezikshëm të Papës deri më tani. Lideri 84 vjeçar i Kishës Katolike u kishte thënë më herët gazetarëve se ndiente “detyrë të obligueshme” të zhvillonte një udhëtim simbolik për disa ditë në Irak.
Ndërkohë, gjatë takimit me al-Sistani, Papa Françesku thuhet të ketë diskutuar tema të rëndësishme me fokus në çështjet ndër-fetare, siç janë minoriteti i krishterë në Irak i cili është goditur nga disa valë të dhunës që nga viti 2003.