Gjykata Penale Shkupi 1 njoftoi se për tetë persona kanë marrë paraburgim prej 30 ditësh në lëndën më të re të Prokurorisë.
Në mesin e tyre janë ish ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakieski, zyrtari në Ministrinë e Transportit dhe Lidhjeve, Dimitar Dimovski, dy noterë dhe avokatja Emilija Radojkova.
“Duke vepruar me poropozim të Prokurorisë, Gjykata Penale Shkupi 1 pranoi propozimin e Prokurorisë dhe caktoi masën e paraburgimit personave: M.J, A.J, E.R, M,J, D.D, V.S, D,M DHE L,S. Personave B.D dhe S.K ju caktoi masën e kujdesit. Për M.J dhe E.R janë plotësuar kushtet nga pika 1 dhe 2 rrezik nga ndikimi, ndërsa për të dyshuarit e tjerë, të gjitha tre pikat”, njoftojnë nga gjykata.
Kundër këtij vendimi të dyshuarit kanë të drejtë të ankohen.
“Ata dyshohen se kanë nënshkruar katër marrëveshje për shitjen e tokës shtetërore, në të cilat është dashur të ndërtohen hotele. Njëra nga tokat ka qenë e dedikuar për ndërtimin e “Shkallëve spanjolle””, tha Trajçeva.