Paraburgim shoferit të autobusit për aksidentin fatal në Grabovc

Prishtinë | 31 Kor 2019 | 16:39 | Nga Ekonomia Online

Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaj ndaj të pandehurit V.A, për aksidentin fatal që ndodhi dy ditë më parë në fshatin Grabovc i Epërm në komunën e Obiliqit.

Sipas dyshimeve të bazuara, V.A. kishte drejtuar autobusin duke mos e përshtatur shpejtësinë e lëvizjes me kushtet atmosferike, me gjendjen e ngarkesës dhe gjendjen e sistemit të frenimit, me ç’rast kishte goditur veturën Golf, duke i shkaktuar lëndime shoferit dhe pasagjerit A.K. që më pas vdiq në Qendrën Klinike Universitare në Prishtinë.

Kundër këtij vendimi palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës, thuhet në njoftimin e Themelores.

Të ngjashme