Paraburgosen dy policët që fshehën marihuanën

Prishtinë | 08 Tet 2016 | 18:11 | Nga

Gjykata Themelore në Prishtinë ua caktoi sot paraburgimin prej një muaji dy policëve Arbnor Gashi e Bekim Klinaku.

Ata dyshohen për fshehje të dëshmive, pasi nuk dorëzuan 13 qese të konfiskuara me marihuanë.

Dy policët, pasi kanë ndaluar një person, i cili posedonte rreth 15 qese të vogla me narkotikë, i kanë dorëzuar në stacion policor vetëm dy qese me narkotikë.

Hetimet janë kryer nga Inspektorati Policor i Kosovës dhe pas konstatimit, së bashku me Prokurorinë, kanë dhënë urdhër për arrestimin e tyre.

Asdren Hoxha, avokati i njërit nga policët, e vlerëson të padrejtë vendimin për caktimin e paraburgimit, i cili u bazua në rrezikun e ndikimit në dëshmitarë dhe mundësinë e përsëritjes së veprave penale.

Hoxha tha për Kallxo.com se arsyet nuk qëndrojnë, pasi dy policët tashmë janë suspenduar e nuk mund të ndikojnë në dëshmitarë, e aq më pak të përsërisin veprat.

Hoxha bëri të ditur se ndaj vendimit për paraburgim do të ankohet në Gjykatën e Apelit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme