Paris, 14 korrik – Filloi sot në Champs-Elysees, në prani të presidentit francez, Emmanuel Macron, bashkëshortes Brigitte dhe të të gjithë ministrave të Qeverisë franceze, parada ushtarake për festën kombëtare të 14 Korrikut, këtë vit në një format të zvogëluar dhe pa audiencë për shkak të kufizimeve të Covid-19.
Macron ndau ceremoninë me vetëm 2 500 ushtarë të pranishëm dhe 1 400 eksponentë të stafi mjekësor, të konsideruar si heronj të betejës kundër pandemisë.
Ata janë publiku i vetëm i pranuar këtë vit në ceremoni.
Parada ushtarake u krye duke respektuar distancën dhe pa automjete të blinduara ose kamionë.
Shfaqja u shoqërua edhe me aeroplanë që do të fluturojnë në qiejt e Parisit.
Pas tyre, helikopterët që kanë morën pjesë në operacionet e transportit për pacientët Covid-19.
Ceremonia i kushtohet edhe gjeneralit De Gaulle me apelin lëshuar më 18 qershor për Rezistencën, në valët e BBC-së, 80 vjet më parë/ANSA.