Paralajmërim për nxehtësi ekstreme në Britani, temperaturat në Evropë pritet të kalojnë 40°C

Prishtinë | 22 Qer 2026 | 11:53 | Nga Ekonomia Online

Shërbimi Meteorologjik i Mbretërisë së Bashkuar ka lëshuar një paralajmërim për vapë ekstreme.

Temperaturat gjatë ditës pritet të kalojnë 30°C, ndërsa zonat më të nxehta mund të regjistrojnë deri në 38°C, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv

Autoritetet kanë paralajmëruar se temperaturat e larta mund të paraqesin rrezik për shëndetin, veçanërisht për të moshuarit dhe personat me probleme shëndetësore.

Sipas meteorologes së BBC-së, Helen Ëilletts, vala e të nxehtit nuk po prek vetëm Britaninë e Madhe, por edhe një pjesë të madhe të Evropës Perëndimore.

Në Francë, rreth 850 shkolla pritet të qëndrojnë të mbyllura të hënën, ndërsa alarmi i kuq për vapë ekstreme është shpallur në afërsisht gjysmën e territorit të vendit.

Të ngjashme